E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmeti në vend, mbyllet qarkullimi tek Mbikalimi i Shkozetit

Tërmeti i kësaj të marte në vendin tonë ka shkaktuar deri më tani 20 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

 

Informacionet bëjnë me dije gjithashtu se si pasojë e goditjes së termetit 6.3 ballë është dëmtuar mbikalimin e Shkozetit.

 

Reklamë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të tërmeteve të përsëritura do të mbyllet kalimi në i automjeteve në mbikalimin e Shkozetit.

 

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ju bën me dije se, pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës, për Mbikalimin e Shkozetit, nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun Mbikalimi i Shkozetit. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë