Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur ngjarje që do të mbahen mend dhe do të shkruhen në histori.

 

10 Janar: Kriza presidenciale në Venezuelë

Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli president Nicolas Maduro.

Kjo u kundërshtua  nga Juan Guidao, i cili u vetëshpall President.

Ai u mbështet nga shumë vende të botës, mes tyre edhe SHBA dhe BE, por kriza në Venezuelë solli edhe viktima.

 

14 Prill: Vrasësi Serial në Qipro

Vrasësi serial që tronditi Qipron u dënua me 7 burgime të përjetshme pasi u shpall fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla.

Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit të vitit 2016 dhe gushtit të vitit 2018.

Dy vrasjet e fundit u zbuluan në 14 prill. Marie Rose dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjendën brenda një pusi miniere.

 

15 Prill: Zjarri shkatërrues në Notre Dame në Paris

Tronditje dhe trishtim në të gjithë botën solli zjarri i madh që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

U dogj në mënyrë të pakontrollueshme për 8.5 orë pjesa më e madhe e katedrales.

 

21 Gusht: Amazona në flakë

“Mushkëria e planetit”, pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga flakët, duke u djegur me një rritëm tepër të lartë.

Presidenti brazilian Zaich Bolsonaru tha në atë periudhë se qeveria e tij nuk kishte burime për të luftuar zjarret në pyjet e Amazonës.

Sipas agjencive qeveritare në vitin 2019 u regjistruan 72.843 zjarre, numri më i lartë që nga viti 2013 kur filluan të mbaheshin regjistrimet.

 

9 Tetor: Pushtimi turk në Siri

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përmes “Tëitter” se një operacion i ri ushtarak turk ishte nisur në veri-lindje të Sirisë kundër milicive kurde siriane.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja) kanë nisur Operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë,” shkroi presidenti turk.

Komuniteti Ndërkombëtar dënoi pushtimin turk.

 

31 Tetor: Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Bagdadiut

Shteti Islamik konfirmoi se udhëheqësi i Abu Bakr al-Bagdadi u vra pas një sulmi amerikan.

Organizata xhihadiste vendosi Ebu Ibrahim al-Hashimi al-Kurasi si pasardhësin e saj.

 

 

26 Nëntor: Tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka qenë një nga goditjet më të fortë që ka pësuar Ballkani Perëndimor për dekada të tëra.

51 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi u shkatërruan.

“Ne humbëm shumë jetë njerëzish, por gjithashtu shpëtuam shumë,” deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama gazetarëve gjatë një vizite në spitalin e Tiranës.

Zyrtarët ushtarakë, policorë dhe mbrojtës civilë për disa ditë zhvilluan operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat afër epiqendrës së tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

Sizmologu shqiptar Rrapo Ormeni theksoi se tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit ishte më i forti i regjistruar në zonën e Durrësit që nga viti 1926.

 

12 Dhjetor: Zgjedhjet Britanike

Kryeministri Boris Johnson është konsideruar si njeriu më i fortë në Mbretërinë e Bashkuar pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, që i lejon atij të mbajë premtimin për të realizuar largimin e Britanisë nga BE në 31 janar.

Burimi: Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *