Subscribe

Nuk ka banesa të reja të dëmtuara nga tërmeti në Korçë. Prefekti i qarkut Dhori Spirollari u shpreh  së te vetmet dëme nga lëkundjet e te premtes janë evidentuar në banesat e fshatit Qafzeze dhe Vidohove, te cilat u preken nga tërmeti i disa muajve me pare.

 

Prefekti gjithashtu theksoi se banesat që kanë shfaqur probleme kanë qenë ato per te cilat është mbyllur faza e dëmshpërblimit.

 

Ndërkohe ne dy fshatrat vijon puna per rindërtimin e shtëpive, te cilat u shkatërruan nga lëkundjet e muajit qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *