E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tërmeti në Floq e Qafëzezë/ Qeveria: Dëmshpërblim e rindërtim të të gjitha banesave

Qeveria do të rindërtojë të gjithë banesat e dëmtuara nga tërmeti I fundit I rënë në prefekturën e Korcës.

Dy fshatrat më të prekur nga lëkundjet e tërmetit, Floq dhe Qafëzezë pësuan edhe dëmet më të mëdha.

Por pas inspektimit që zëdhënësja e qeverisë Spiropali së bashku me kreun e bashkisë Korcë bëri në këto dy fshatra, qeveria ka premtuar nisjen e shpejtë të punës për dëmshpërblimin dhe rindërtimin e të gjitha banesave të prekura nga kjo fatkëqësi natyrore.

Ky proces do të nis menjehere pasi të mbyllet inventari I dëmeve.

Reklamë

Për momentin banoret e këtyre fshatrave janë sistemtuar me cadra ushtrie por kreu I bashkisë së Korcës Sotiraq Filo tha se po mendohet një variant edhe me afatgjatë, spostimi I tyre në banesa në Korcë derisa të rindertohen shtëpitë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë