Tërmeti në Dibër, Xhaçka viziton familjet e prekura: Pushteti vendor indiferent

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar familjet e prekura nga dëmet që shkaktoi termeti i disa ditëve më parë në qarkun e Dibrës. Gjatë kësaj vizite ajo ka shkuar në familjet në fshatin epiqendër të tërmetit, Vinjoll dhe në Dukagjin. Ndërkohë prej ditësh mbi 20 familje në Mat janë sistemuar në çadrat e ngritura nga FA pas dëmtimit të shtëpive
Gjithashtu nga zonat e termetit ministrja e mbrojtjes ka uruar dhe besimtarët myslimane për festën e Kurban Bajramit. Në urimin e saj Xhaçka shprehet se dita e sotme mesazh per solidaritet e tolerance vecanerisht per te pamundurit.
Nga Mati ministra deklaroi se EC dhe FA dhanë ndihmën urgjente që në çastet e para, por duket se pushteti vendor ka qëndruar indiferent ndaj banorëve në vështirësi.
Ndër të tjera ajo e ka cilësuar të vakët punën e bashkisë për vlerësimin e dëmeve, duke e cilësuar të pajustifikueshme punën e saj. Në këto ditë bashkia duhet të ishte pranë banorëve të Lisit, Macukullit, Derjanit deri ne momentin e zgjidhjes perfundimtare per strehimin ka thënë ministra Xhaçka. Ndërkohë nga termeti i rënë në Bashkinë e Matit u demtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej të cilave aktualisht janë te pabanueshme.





