E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmeti me magnitudë 6.6 Rihter tmerron Qipron

Qipro është goditur mengjesin e kësaj të martë nga një termet shumë i fortë.

 

Sipas Qendrës për Monitorimin Sizmik në Europë dhe Mesdhe, tërmeti ishte me magnitudë 6.6 Rihter,  regjistruar rreth orës 03:07 ( me orën lokale) në Qipro, ose 02:07 me orën t

 

Reklamë

Epiqëndra ka qënë në Detin Mesdhe, 48 kilometra nga pika më e afër e banimit Polis.

 

Thellësia e epiqëndrës se tërmetit ka qënë 19 kilometra.

 

Ndonëse epiqëndra ka qënë në det, lëkundjet e forta kanë tmerruar të gjithë Qipron.

 

Banorët kanë lënë shtëpitë për ti kaluar orët e mengjesit jashtë nga frika e madhe e tërmetit.

 

Përvec dëmeve materiale, ende nuk ka raportime mbi viktima të mundshme.

 

Lëkundja e fortë është ndjerë edhe në Turqi, Palestinë dhe Greqi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë