E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tërmeti me magnitudë 4.3 rihter, epiqëndra në Gjirin e Lalzit

Tërmeti i rënë në orën 17:22 në Shqipërinë e Mesme ishte me magnitudë 4.3 sipas shkallës rihter.

Të paktën ky është informacioni paraprak që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes referuar të dhënave nga IGJEUM.

Sipas Ministrisë, lëkundjet me magnitude 4.3 te shkalles rihter ishin me epiqëndër në Gjirin e Lalzit.

Fillimisht ishte EMSC-ja ( Qëndra Euromesdhetare e Sizmiologjisë” që raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 sipas shkallës rihter, 38 km larg nga Tirana dhe 19 km larg nga Mamurrësi.

Reklamë

Ajo që e bëri edhe më të ndjeshëm termetin është fakti që sipas EMSC, lëkundjet e kanë pasur epiqëndrën vetëm 2 km në thellësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë