E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tërmeti kurorëzon cjapin kampion të Kurveleshit

Festa e Panit mblodhi banore të shumtë nga Krahina e Kurveleshit si dhe fshatrat e bregut të detit në sheshin e restauruar totalisht të fshatit Nivice Kurvelesh.

 

E menduar në dy pjesë  si një  menyrë  për të promovuar jetën pastorale si dhe tufat e ëedha të dhive si nje prej pjeseve me te spikatura te tradites Labe, kjo festë gjalleroi një prej zonave të braktisura të jugut të Shqipërisë.

 

Reklamë

Kjo ishte hera e parë që në mënyre te organizuar banorët të kishin mundësi të reklamonin prodhimet e tyre duke pasur mundësi që në të ardhmen të krijonin bashkëpunim në shkëmbimin e produkteve respektive. Për më shume vendosje e bashkepunimit tregëtar në industrine lokale të turizmit duke promovuar prodhime vendase në te gjitha hotelet dhe restorantet e jugut.

 

Nderkohe në mbremje barinjte e zonës me krenari prezantuan perpara nje jurie cjepet që prijnë kopetë e tyre.

 

Cjapi, nje simbol i rëndësishem  i pjellorise, rezistencës dhe bukurise së tufave baritore  është personifikimi i kesaj treve e cila që nga lashtësia e ka ruajtur këtë kafshe fisnike si një prej vlerave më të rëndësishme të saj.

 

Për kete arsye Pani i mitologjise mbrojtësi i barinjve kullotave dhe jetës pastorale u përzgjodh si nje simbol i  rimëkëmbjes së jetës në këtë zonë të braktisur nga banoret e saj, por që me zhvillimin e turizmit rural mund të marrë jetë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë