Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një informacion zyrtar mbi lëkundjet e tokës të regjistruara në orët e paratë mengjesit të sotëm në Shqipëri.

IGJEUM ka konfirmuar se lëkundjet ishin me mganitudë 4.5 20 km në veriperëndim të Cërrikut 20 km thellësi.

Ministria shton se nga informacionet e para të marra nga policia e qarkut Elbasan dhe nga Prefektura Elbasan nuk raportohen dëmë.

Duhet thenë se nga raportimet edhe të korrespondeteve të Vizion Plus , lëkundjet janë ndjerë në orën 01:25 në disa qytete, vec qarkut Elbasan.
Konkretisht edhe në Lushnje, Berat dhe Fier.

 

Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *