Subscribe

Lëkundjet e mëdha të tokës që përfshinë Tiranën, Durrësin, Krujën dhe disa zona të tjera të Shqipërisë së Mesme kanë qënë me magnitudë mbi 5 ballë. Sic raporton qëndra europiane e regjistrimit të tërmeteve, lëkundjet e tmerrshme të tokës e kanë pasur epiqendren 15 km në veriperendim të Vorës dhe me thellësi 10 kilometer.

Zona e epiqëndrës duhet të jenë afër Gjirit të Lalzit ndërsa vatra e lëkundjes ka qënë me largësi 30 kilometer nga kryeqyteti.

Lëkundjet nisën në orën 11:00 dhe e vecanta që e beri më të frikshëm këtë termet ishte fakti që zgjati më shumë se 12 sekonda, jo e zakonshme për tipologjinë e termeteve në Shqipëri.

Më pas një sërë lëkundjesh të tjera me magnitudë 39 ballë dhe të tjerë më të vegjel pasuan, lëkundjen e parë të fortë.

Deri tani nuk janë raportuar dëmë materiale dhe të lënduar edhe pse ka pasur shumë frike me njerëzit që kanë nxitur të dalin në ambjente të hapura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *