Subscribe

Një tërmet goditi këtë të premte zonën e Bulqizës. Lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 08:15 minuta dhe ishte me magnitudë 4.5 rihter. Epiqendra e tërmetit sipas Institutit të Gjeoshkencave ishte në fshatin Topojan, me thellësi 14 kilometra. Tërmeti u pasua nga lëkundje të njëpasnjëshme, ndërsa pati dhe dëme te vogla materiale. disa banesa në fshatin Topojan pësuan plasaritje.

 Banorët
Po u shemb kjo kollonë mua më bie shtëpia në tokë. Kërkojmë ndihmë nga shteti.
Smund të jetojmë brenda. I kam pas rrgullu sot janë bërë të gjitha. Do jetojmë tek shtëpia e vëllait.
edhe godina e njësisë administrative të Gjoricës po ashtu mori dëmtime.

 

NDRIÇIM CAMI
ADMINISTRATOR I NJESISE ADMINISTRATIVE GJORICE
Në vlerësimin tonë ne mendojmë se kjo godine nuk është e përshtatshme që ne të vazhdojmë, pasi është e vjetër dhe e amortizuar. Kemi ngritur shtabin e emergjencave. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ato. Për të vlerësuar situatën në terren dhe të na raportojnë për gjendjen që është në terren. Deri me tani kemi katër banesa të dëmtuara.

Lëkundjet u shoqëruan me panik tek banorët e kësaj zone, të cilët dolën menjëherë nga banesat e tyre.
Sinkron

Po u dëgjua dy herë. Fuqi e madhe. Dolëm krejt të gjithë. Dhe ndenjëm përjashta deri sa u qetësua gjendja. Nja dy tre here po.
Dolëm jashtë. Ishim në lokal brenda dhe dolëm të gjithë jashtë.
U tmerruan fëmijët. U tmerruan të gjithë. Ra një tërmet i fortë. E lëkundi vendin mirë. Shyqyr zoti u ndal. Katër lëkundje kemi ndjerë.
Dolëm të gjithë si familje. Se kishim frikë. Kanë qenë kanë qenë katër lëkundje. E treta ishte më e fortë.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në të gjithë qarkun e dibrës u dëmtuan 16 banesa. Dëmtimet kanë qenë pjesërisht në strukturën e ndërtesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *