E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërmeti godet Rumaninë, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur Rumaninë të martën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

 

 

Sipas ueb-faqes të kësaj qendre, lëkundjet e kanë pasur epiqendrën 73 kilometra në verilindje të Drobeta-Turnu Severin.

Reklamë

 

 

Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

 

 

Dridhjet e tokës  janë ndierë edhe në Kosovë dhe Serbi.

 

 

Lëkundja në Rumani, vjen në kohën kur Turqia dhe Siria po përballen me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që kanë marrë jetën e mbi 35.000 personave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë