Ndihma për të prekurit nga tërmeti dhe operacionet e shpëtim-kërkimit në Thumanë dhe Durrës kanë nxjerre në pah edhe një tjetër aspect. Solidaritetin e jashtëzakonshëm të vendeve fqinje por edhe më gjërë sesa kaq karshi Shqipërisë. Madje janë thyer edhe barrier të vendosura ndër dekada mes disa popujve. Corriere Della Sera ka kapur një elemnt tjetër nga puna e madhe që po bëhet për të nxjerre trupat e viktimava nga rrënojat. Bashkëjetesën e shkelqyer të forcave të kërkim shpëtimit që kanë ardhur nga vende të ndryshme t ëish Jugosllavisë.

 

 

Kosovarë, serb, shqiptarë, kroat, maqedonas, malazez etj në krah të njeri tjetrit, në një situatë shumë të vështirë në Durrës dhe Thumanë, shkruan Corriere.

 

Ish Jugosllavia është bashkuar edhe një herë tjetër, kësaj radhe në emër të solidaritetit, edhe pse bëhet fjalë vetëm për pak ditë. Kujtimet e hidhura të së kaluarës, të paktën teksa punohet në Durrës dhe Thumanë nuk ekzistojnë. Skuadra ushtarësh, zjarrëfikësish, policësh, mjekësh etj nga Prishtina, Tirana, Zagreni, Beogradi etj punojnë bashkë për orë të tëra. Deri dje, ngjyra dhe flamuj armik, sot kanë vetëm një qëllim, të zbusim sa më shumë impaktin e kësaj ngjarje të tmerrshme, shkruan mes të tjerash Corriere.

 

 

Në Thumanë, shton media italiane, sheh në njërin krah forcat serbe të repartit të emergjencës së Nishit, e në krahun tjetër forcat kosovarë të repartit të Suharekës që punojnë pa pushim krah njeri tjetrit me të njëjtin objektiv. Probleme? “Aspak, thonë ata”, madje ky ndoshta është rasti për të bërë edhe miqësi”.

Ndërkohe në fushën e futbollit në Durrës gjen gjithashtu nacionalitete pa fund që kryejnë punë vullnetare. Doktor Skender Brataj teksa po monton një tende te ardhur si ndihme nga Arabia Saudite thotë: “Shpesh jemi të burgosur të paragjykimeve tona” duke shtuar se  raste të tilla thyejne cdo barriere.

Burimi: Corriere Della Sera

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *