E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tërmetet/ Rama takime të njëpasnjëshme me prefektët, ministrat e deputetët

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takime të njëpasnjëshme këtë të dielë me qëllim marrjen e masave për tërmetet në mënyrë që të evitohet çdo tragjedi e mundshme.

 

Pas mbledhjes së qeverisë që zhvilloi në mesnatë, Rama do të takohet në orën 10:00 me të gjithë prefektët në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Reklamë

Ndërkohë pas këtij takimi, kreu I qeverisë do të mbledh grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe ministrat e krerët e bashkive.

 

Deri më tani si pasojë e tërmetit 5.8 ballë të shkallës Rihter, janë dëmtuar 105 qytetarë si dhe kanë pësuar dëmtime mbi 100 banesa, mes të cilave edhe pallate.

 

Dëmet më të shumta deri më tani rezultojnë në qytetin e Durrësit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë