E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

‘Tërmet’ te Zvicra, Granit Xhaka jashtë Ligës së Kombeve, kapiteni pranon gabimin

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në grumbullimin për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Vendimi vjen pasi autoritetet zvicerane kanë nisur një procedurë hetimore lidhur me një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19.

Reklamë

Mesfushori i Sunderlandit ka reaguar publikisht sot dhe ka pranuar se gjatë pandemisë kishte siguruar një certifikatë vaksinimi, duke theksuar se në atë periudhë kishte pasur frikë dhe pasiguri lidhur me vaksinën.

“Mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia të hapura përmes kanaleve të duhura”, ka deklaruar Xhaka, duke e cilësuar vendimin e tij si të gabuar.

Kapiteni i Zvicrës ka bërë gjithashtu të ditur se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet gjatë procedurës.

“Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse”, është shprehur Xhaka në reagimin e tij, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen që i përket periudhës së pandemisë.

Deklarata e plotë e Granit Xhakës:

“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime.

Për këtë arsye, dua të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.

Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar.

Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë.

Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse. Granit Xhaka”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.