Të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë nga lëkundjet e një tërmeti të fortë me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter, në Afganistan dhe Pakistan, gjatë orëve të vona të së martës.

 

Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi lëkundjet u ndjenë në disa qytete të mëdha pakistaneze deri në kryeqytetin indian Nju Delhi.

 

Mbi 150 persona numërohen të plagosur e shumë të tjerë pritet të raportohen, pasi kërkimet po vijojnë në fshatra të largëta ku mungojnë edhe shërbimet celulare.

 

Qindra mijëra njerëz e kaluan natën jashtë banesave të tyre për shkak të frikës nga një goditje më e fortë.

 

Vetëm dy muaj më parë dy tërmete të fuqishme vranë mbi 50 mijë persona e shkatërruan mbi 10 qytete në Turqi e Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *