E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Tërmet i fortë edhe në Greqi

Një tërmet i fortë ka goditur pasditen e kësaj të marte edhe Greqinë. Pas Shqipërisë dhe Turqisë, lëkundje të fuqishme toke u ndjenë pranë Kos dhe Rodosit në Greqi.

 

Tërmeti ishte me magnitudë 5.5 dhe ka patur një thellësi prej 10 km. Në datën 24 janar nga një tërmet shkatërrimtar u prek Turqia, ku u shënuan 41 viktima dhe me qindra të plagosur.

 

Ndërsa edhe vetë Shqipëria në nëntor të vitit të kaluar ndjeu lëkundje të forta toke, që shkaktuan 51 viktima dhe lanë shumë qytetarë pa shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë