E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tërhoqi zvarrë qenin me motor, procedohet penalisht 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohet për “keqtrajtim të kafshëve”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.H., i cili tërhoqi zvarrë me motor qenin e tij, ku si pasojë, qeni ngordhi.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Çermë-Lushnjë dhe fotoja u publikua në rrjetet sociale.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motorr në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë”, theksohet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë