261 dhelpra të kuqe janë asgjesuar deri tani në të gjithë vendin si pasojë e sëmundjes së tërbimit.

 

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur se asgjësimi I tyre bëhet në kuadër të projektit “PAZA”  që ka nisur prej muajit janar të këtij viti dhe aktualisht po përmbyllet faza e 9 e projektit e cila është e parafundit.

Sipas planifikimit, deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti pritet të asgjesohen 324 dhelpra të kuqe në vendin tonë. 39 punonjësit e AdZM-ve janë trajnuar për të kryer procedurat sipas standardeve, si dhe kur dalin në terren kanë veshjet përkatëse, ku dallohen logot e institucionit dhe të programit.

 

Ky program ka vlerë shëndetësore dhe mjeksore, pasi përveçse mbrohen popullatat e dhelprës dhe kafshëve të tjera nga virusi i tërbimit, por ndihmon dhe në gjetjen e vaksinës kundër virusit të tërbimit. Dhelpra e kuqe është mbartëse e virusit të tërbimit dhe prej saj infektohen qentë, macet, duke infektuar dhe njeriun nëse infektohet prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *