Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë se Librazhdit, pas akuzohet se ka tentuar të plagosë përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjencinë e zonave të mbrojtura Elbasan. Po ashtu, janë shpallur në kërkim 3 persona të tjera. Bëhet fjalë për A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmjen e së dielës, në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, u konstatua një furgon, të cilin po e ngarkonin me dru zjarri.

Në momentin punonjësit e pyjores u afruan, tre personat e shpallur në kërkim u larguan, kurse 27-vjeçari ka kanosur me kaçavidë dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd. Ai u largua me automjetin tip furgon, por më pas u identifikua dhe u kap nga uniformat blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *