E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të vriste të riun, identifikohet autori i ngjarjes së 14 marsit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit në rrugën “Prokop Mima” ku u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi Enea Keqa.

 

Reklamë

Sipas policisë autori I ngjarjes është identifikuar shtetasi A.B., 30 vjeç nga Tirana I cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

 

Gjithashtu policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë