Policia e Tiranës ka parandaluar  përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

 

Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit. Policia ka shpallur në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.

 

Shtetasi Ervin Selita tentoi të vriste një nga pronaret e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me këtë vajzën pa i dhënë kartën e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

 

U shpallën në kërkim Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe më pas fshehën armën me të cilën ky qëlloi për të varë pronarin e hotelit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *