Ndërhyrja në kohë e policise parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje ne Zhulat te Gjirokastres.

Arrestohet 44-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe e kanosi atë me armë gjahu.

 

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase 71 vjeçe, se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur me armë gjahu, uniformat blu kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Y. P., 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.

 

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje.

 

Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *