Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale D.H, 40-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 40-vjeçari është dënuar nga gjykata me burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Në datën 3 qershor 2023, 40-vjeçari ka tentuar që të vrasë me thikë në Paskuqan një djalë të ri, të moshën 24-vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *