Subscribe

Ervin Selita, i njohur ndryshe si reperi Vinz është lënë në qeli nga Gjykata, pasi tentoi që të vriste pronarin e një hoteli në Tiranë.

 

Prokuroria e Tiranës kërkoi “arrest me burg” për Selitën, kërkesë që u pranua dhe nga togat e zeza. 30-vjeçari akuzohet për “Vrasje me dashje te mbetur në tentativë’, “armëmbajtje pa leje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Para pak ditësh, reperi Vinz qëlloi me plumba në drejtim të Zeni Xhindit, pasi ky i fundit nuk lejoi që 30-vjeçari të futej me të dashurën në hotel pa u regjistruar përmes kartës së identitetit. Në pranga përfundoi edhe e dashura e tij.

 

Reperi është një emër jo pak i njohur për autoritetet e vendit, por edhe në Angli. Ai prej vitesh jeton në Londer ku është pjesë në bandën ‘Hellbanianz’ të akuzuar nga mediat britanike si e përfshirë në tregun e kokainës.

 

Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, duke nenvizuar se të rinjtë përdorin muzikën me tekste të dhunshme, duke ekspozuar edhe jetën luksoze.

 

Sa i takon ngjarjes së ndodhur para pak ditësh në kryeqytet, policia ka shpallur në kërkim Xhuliano Selitën dhe Erjon Micin, të cilët i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armën me të cilën reperin Vinz qëlloi për të vrarë Zeni Xhindin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *