Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën e parë në ngarkim të Ahmet Ajetit, i dënuar në mungesë për tentativë vrasjeje ndaj Lulzim Berishës.

 

Shkak u bë mos paraqitja në seancë e Lulzim Berishës, për të cilin gjykata tha se kishte urdhëruar policinë e Durrësit që ta njoftonte atë, por ende nuk ishte njoftuar.

 

Nga ana tjetër, avokati i Ahmet Ajetit kërkoi që gjykata të urdhërojë një ekspertim psikik për Ajetin, pasi sipas avokatit, klienti i tij është i sëmurë.

 

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 12 tetor.

 

Ahmet Ajeti u ekstradua në vendin tonë më 20 Korrik, pasi autoritetet shqiptare e kanë dënuar me 20 vite burg për “Vrasje me paramendim”. 13 vite më parë, ai tentoi të vrasë në Durrës në një lokal Lulzim Berishën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *