E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tentoi të vetëdigjej gjatë namazit të Bajramit/ KMSH: S’është besimtar me mendje të shëndoshë

Një prej përfaqësuesve të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur këtë mëngjes, gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

 

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ka thënë ai.

 

Reklamë

Një person ka lyer veten me benzinë këtë të enjte dhe ka tentuar të vetëdigjet ne mesin e besimtarëve.

 

Ndërhyrja e qytetarëve ka shmangur ngjarjen e rëndë dhe më pas ai është neutralizuar edhe nga forcat e rendit.

Më shumë video

Reklamë