Kronikë
Tentoi të shtypë me makinë të riun në Vlorë, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Policia e Vlorës ka identifikuar të riun që tentoi të shtypë me makinë një person tjetër dy ditë më parë.
Në kërkim është shpallur Eno Jazaj, 23 vjeç banues në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




