Policia e Lezhës ka arrestuar një punonjës policie, i cili dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

 

62-vjeçari ishte Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

 

“Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë me inicialet K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga të tjerë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.”

 

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se 62-vjeçari ka abuzuar seksualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *