E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në automjet, arrestohet 61-vjeçari në Goricë

Një 61-vjeçar, i cili tentoi të kontrabandonte një sasi nafte të cilën e kishte fshehur në automjet, është arrestuar në Pikën Kufitare të Goricës.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin D.Xh.

Reklamë

Në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën shtetasi D. Xh. nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

61-vjeçari banues në Belorta akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë