Tentoi të hynte në Shqipëri me 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në aeroportin e Rinasit duke tentuar të fuste në Shqipëri një shumë të madhe parash të padeklaruara. Gjatë kontrolleve të detajuara të Policisë Kufitare, në çantën e shpinës dhe atë të brezit të shtetasit A. H., që vinte nga Londra, u gjetën 31 700 paund britanikë.
Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave në kufi, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar në fuqi.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia Kufitare thekson se do të vijojë kontrollet e imtësishme në hyrje-daljet e vendit, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në kufi.
/vizionplus.tv



