E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tentoi të godiste Ramën me këpucë, Katiraj ndërtime pa leje edhe në Sarandë

Ndërtesa tre katëshe që shikoni në foto është, banesa në pronësinë të Iliaz Katiraj, një personazh që u bë shumë i njohur nëpër portale pasi tentoi të qëllonte me këpucë kryeministrin Rama.

 

Reklamë

Katiraj u përpoq që të qëllonte me këpucë shefin e qeverisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, gjatë vizitës që ai po bënte te policët e plagosur në protestën e banorëve para kuvendit, ku efektivja e forcave Shqiponja”, Ina Nuka humbi dy gishtërinj.

 

Reklamë

Gjatë seancës gjyqësore ku caktohej ndaj Katirajt masa e sigurisë “arrest me burg”, bashkëshortja e tij, ishte për faktin se qeveria po i objektin ku ai banonte në zonën e Astirit. Sipas tyre, Katiraj e ka këtë objekt mundësinë e vetme për të mbijetuar dhe mbajtur familjen.

 

Por nga verifikimi i dokumentave zyrtare, Katiraj duket se nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës.  Dokumentat vertetojnë se ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili.

 

Sipas dokumenteve dhe fotove që shikoni, Katiraj ka objekt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009, firmosur nga ish-drejtori i ALUIZN-it, Shaban Memia. Ndërtesa 4-katëshe është legalizuar, edhe pse është buzë detit,. duke shkelur çdo ligj për ndërtimet në bregdet.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë