Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare, pasi tentoi të fusë lëndë narkotike për djalin e saj në ambientet e paraburgimit.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale S. S., e cila kishte shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj të enjten. I biri vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.

Ajo është arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *