Ky është momenti kur një atentat me armë ndaj zëvendëspresidentes së Argjentinës, Cristina Kirchner dështon .

 

Atentati ndaj Kirchner iu bë nga një 35-vjeçar me origjinë braziliane i cili u arrestua menjëherë nga forcat e sigurisë. Kircher doli nga makina jashtë shtëpisë së saj për të përshëndetur një grup simpatizantësh të cilët ishin mbledhur aty për ta mbështetur në kalvarin e saj me drejtësinë.

 

Zëvendëspresidentja Kirchner po hetohet për korrupsion gjatë kohës që ajo ishte presidente, ndërsa prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për të. Ajo i ka mohuar akuzat.

 

Kirchner ka qenë presidente për dy mandate midis 2007 dhe 2015, por shihet si  figurë përçarëse në Argjentinë. Nga ana tjetër gëzon mbështetja në publike dhe pritet të kandidojë për senatin dhe ndoshta për presidencën në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Sulmi ndaj Krincher është dënuar nga liderët rajonal por edhe presidenti argjentinas Alberto Fernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *