Vendi
Tensionohet situata para ministrisë, protestuesit sulmojnë gazetarët dhe operatorët, ndërhyn Policia

Gazetarët dhe operatorët që po raportonin nga protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë janë sulmuar dhe goditur nga protestuesit. Gjatë tensioneve, një pjesë e tyre janë detyruar të largohen nga zona, ndërsa ka ndërhyrë policia.
Tensionet janë regjistruar në ditën e dytë të protestës para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë hedhur gurë dhe molotovë drejt godinës, si dhe kanë shkulur kangjellat e trotuareve për të krijuar barrikada në rrugë.
Tensionet nisën rreth orës 12:00, ndërsa protesta ishte paralajmëruar të fillonte në orën 14:00. Ndërkohë, që në orët e mëngjesit, studentë të disa fakulteteve kishin bojkotuar mësimin dhe iu bashkuan marshimit drejt Ministrisë së Arsimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




