Tensionet në veri të Kosovës kanë rikthyer sërish frikën e përplasjeve. Teksa qeveria e Kosovës ka shtuar prezencën policore në veri të vendit, edhe Serbia ka paralajmëruar dërgim të forcave të veta.

 

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çëshjte mbrëmjen e sotme ishte në Vizion Plus, analisti nga Kosova, Arben Vllahiu. Në një intervsitë me moderatoren, Pranvera Borakaj, Vllahiu tha se qeveria e Kosovës duhet të shtyjë në një moment tjetër, afatin për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat.

 

 

Nga ana tjetër ai shpreh se paralajmërimet e Serbisë për të dërguar forcat në veri po bëhen më shumë për politikë të brendshme. Sipas tij, ndërkombëtarët nuk do ta lejonin një hap të tillë nga Beogradi zyrtar.

 

 

Pranvera Borakaj: Përse u ndezën sërish tensionet në Veri ?

 

Arben Vllahiu: Është një situatë që po e kthen Kosovën në vitin 2013, përpara se të arrihej një marrëveshje mes dy vendeve. Duhet thënë se Serbia ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi serbët e Kosovës dhe po i shfrytëzon të gjitha levat e saj për të krijuar një situatë stensionesh në një moment që bashkësia ndërkombëtare po përpiqet për një marrëveshje përfundimatare. Pra, kjo është esenca deri më tani.

Po vazhdojmë të kemi tensione. Serbia është e intersuar që ta mbajë ndikimin e saj në Kosovë nëpërmjet Serbëve dhe ka për qëllim defunksionalitetin e shtetit të Kosovës. Nga ana tjetër kemi një qeveri në Kosovë që ka pranuar që të luajë një lojë të tillë të përplasjes me Beogradin dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka bërë disa hapa të gabuar në muajt e fundit e ka përplasur veten me ndërkombëtarët kur i është kërkuar të shtyjë zgjedhjet. Duket sikur trysnia ndërkombëtare do të vazhdojë edhe kësaj radhe si me çështjen e targave.

 

Pranvera Borakaj:A mund të mbahen zgjedhjet e 18 dhjetorit në këtë klimë tensioni ?  

 

Arben Vllahiu:Të gjitha zgjedhjet që çojnë drejt përshkallëzimit më duket sikur janë hedhje benzine zjarrit edhe më tepër. Do të duhej që zgjedhjet të shtyheshin. Nuk ka asnjë ligj që përligj çdo përplasje, vrasje apo tension në Veri të Kosovës. Kurti do të duhej të zbrapsej nga mbendimi për të mbajtur zgjedhjet e të provojë të qetësojë situatën e të gjej një zgjidhje.

Cili do të ishte legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve nëse serbët nuk do të merrnin pjesë fare?? Kurti e Osmani duhet të marrin vendim për të shtyrë zgjedhjet deri një moment tjetër.

 

Pranvera Borakaj: Serbia ka paralajmeruar dërgimin e forcave në veri me pretendimin për të mbrojtur serbët, çfarë ndodh nëse Beogradi bën vërtetë një hap të tillë? 

 

Arben Vllahiu: Jemi në një pozicion të një retorike të shtuar. Beogradi mund t’i afrojë forcat e tij por ai e di shum mirë që rezoluta 12/44 i mban jashtë të gjitha forcat serbe nga Kosova. Pra Beogradi e di mirë se ka patur edhe një zonë tjetër në kufij më herët të cilës nuk mund t’i afrohej. Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Po luhet më shumë për politikën e brendshme.

Tani kemi një lloj situate ku nuk ka një ligjshmëri. Policia e Kosovës nuk mund ta kryejë detyrën e saj plotësisht pasi nuk i ka aq forca sa kishte serbia për të ruajtur rendin në këtë zonë.

 

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë ftuar sërish në Bruksel nga shefi i diplomacisë europiane, Borrell. A besoni se ky takim do të prodhojë rezultate për të shmangur situatën në Veri?

 

Arben Vllahiu: Në e kemi dëgjuar që ka një ftesë, nuk dihet data, ne shpresojmë së shpejti. Brenda kësaj periudhe kemi angazhim të madh të SHBA, përpjekje ndërkombëtare për të ulur të dyja palët  për një marrëveshje ndërkombëtare. Po presim nëse Borrell do ta përshpejtojë këtë proces për të mos lejuar edhe këto tensione të shpërthejnë edhe më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *