E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Tensionet në Kosovë/ Reagon Grenell: Joe Biden nuk duhet të heshtë për këtë situate!

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me tenisonet e krijuara sot në Kosovë ku gjashtë police mbetën të plagosur pas një aksioni kundër kontrabandës së mallrave të organizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës. Një aksion ky që u prit me kundërshtime në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Grenell thekson se manipulimet politike para zgjedhjeve lokale të së dielës duhet të ndalen. Ai thekson se Joe Biden nuk duhet të heshtë për këtë situatë.

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është një shkelje e saj. Manipulimet politike nga disa në Prishtinë para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden gjithashtu nuk duhet të heshtë për këtë situate”, shkruan Grenell.

Vazhdo të lexosh

Reklamë