E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 36 minuta më parë
Video · Kronikë

Tensione tek zona e Medresesë, banorët përplasen me policinë

Banorët e zonës së Medresesë në kryeqytet janë përplasur këtë të premte me punonjësit e policisë bashkiake. Shkak i konfrontimit është bërë aksioni i IKMT-së për shembjen e disa banesave.

 

Uniformat blu janë pozicionuar në vendin e ngjarjes për të garantuar mbarëvajtjen e punës së IKMT-së. Nga ana tjetër, banorët nuk pranojnë që t’i lënë shtëpitë pa një vendim gjykate. Sipas tyre, ndërhyrja për shembjen e banesave është e papranueshme, duke qenë se janë në procës gjykate.

 

Mirëpo, Bashkia e Tiranës pretendon se banorët e kësaj zone të prekur janë lajmëruar në kohë për t’u larguar nga objektet.

Më shumë video

Reklamë