E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tensione në Radhimë/ IKMT do të shembë një hotel, pronari kërcënon të hidhet nga tarraca

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa leje në vijën bregdetare të Radhimës.

Ndërkohë, një kryefamiljar, të cilit IMT po tenton t’i prishë hotelin, ka kërcënuar se do të hidhet nga lartësia nëse preket objekti që ai ka në pronësi. Brenda ndodhet edhe një fëmijë 3 vjeç.

“Nuk jemi serb o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty. Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç”, dëgjohet të thotë një banor.

Në plan janë 10 objekte për t’u prishur, pasi janë përjashtuar nga procesi i legalizimit.

Më shumë video

Reklamë