E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Tensione në KZAZ në Kamëz, militantët e PD përplasen me policinë

Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur paraditen e kësaj të mërkure para shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku ndodhet KZAZ Nr. 27.

 

Duke kërkuar respektimin e dekretit të presidentit Meta, mbështetësit e opozitës së bashku me përfaqësues të bashkisë kanë kërkuar lirimin e ambienteve ë shkollës.

 

Reklamë

Kërkesë kjo që nuk është marrë parasysh nga policia.

 

Mbështetësit tentuan të futen me forcë në shkollë por ata kanë hasur në rezistencën e policisë dhe forcave special që ishin vendosur për të rruajtur ambientetet.

 

Si rezultat I situatës së tensionuar, policia ka hedhur në drejtim të protestuesve spraj me piper duke bërë që mbështetësit e opozitës të largohen.

 

Nga përplasja u dëmtua dera e jashtme e godinës së shkollës. Nderkohe qe nje polici bashkiak i ka rene te fiket.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë