Vendi
Tensione në Korçë, Bashkia urdhëron largimin e punonjësve nga godina

Bashkia e Korçës ka urdhëruar largimin e punonjësve nga ambientet e institucionit, me qëllim shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës. Urdhri është dhënë nga kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, në kushtet e tensioneve të krijuara gjatë protestës.
Sipas informacionit paraprak, nga godina janë larguar të gjithë punonjësit e bashkisë, si dhe punonjës të Drejtorisë Arsimore. Vendimi është marrë si masë parandaluese, për të shmangur incidente të tjera ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




