Franca edhe britania e madhe janë ne një mosmarrëveshje për emigrantët pas tragjedisë në Kanalin e La Manshit ku 27 persona humbën jetën duke u përpjekur të kalonin ilegalisht.

 

Kryeministri britanik Boris Johnson në një letër të drejtuar presidentit Emmanuel Macron, përcaktoi pesë hapa që të dy vendet mund të ndërmarrin për të penguar refugjatet.

 

Njëri prej tyre ishte dërgimi i emigrantëve të paligjshëm në Francë, dicka që zemeroi Parisin zyrtar.

 

Pas kësaj Franca anuloi ftesën për ministren e Brendshme britanike për të marrë pjesë në një takim me homologët evropianë për të diskutuar  po për këtë çështje.

 

Franca është e gatshme për një diskutim me Britaninë për çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin, por nuk do të mbetet peng i politikës së brendshme të Londrës.

 

Deklaratën e beri ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin pas takimit me homologët e tij belgë, gjermanë dhe holandezë.

 

 

GERALD DARMANIN

 

“Britania u largua nga Evropa, por jo nga bota. Ne duhet të punojmë seriozisht mbi këto çështje pa u mbajtur peng nga politika e brendshme britanike.Nëse emigrantët vijnë në Calais, Dunkirk ose në Francën veriore, kjo ndodh sepse ata janë të tërhequr nga Anglia, veçanërisht tregu i punës që do të thotë se ju mund të punoni në Angli pa asnjë kartë identiteti. Britania duhet të marrë përgjegjësinë dhe të kufizojë stimujt e saj ekonomikë”

 

Të dy vendet kane  mosmarrëveshje edhe mbi rregullat tregtare dhe të drejtat e peshkimit pas Brexit-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *