Subscribe

Me tensione të shumta po shoqërohet edhe kjo seanë plenare. Deputetët e opozitës pavarësisht se janë të përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi kanë tentuar që të futen me forcë, por janë penguar nga gardistët.

Gjatë përplasjes me gardën demokratët kanë thyer edhe xhamin e derës kryesore të Kuvendit.

Pak ditë më parë, në Komisionin e Mandateve u miratuan ndryshimet në rregullore, në të cilin parashikohet përjashtmi deri në dy muaj i deputetëve që shkaktojnë kaos në Kuvend.

Lista e plotë e te përjashtuarve për këtë seance:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edi Paloka
4. Gazment Bardhi
5. Albana Vokshi
6. Elda Hoti
7. Bledjon Nallbati
8. Asllan Dogjani
9. Ervin Salianji
10. Lefter Geshtenja
11. Isuf Cela
12. Xhelal Mziu
13. Luan Baci

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *