Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur sërish me tensione dhe kaos. Deputetët e opozitës nuk i kanë kursyer tonet e ashpra ndaj pjesës tjetër.
Flamur Noka është shprehur se mosbindja civile do të vazhdojë edhe në vazhdim, pasi siç shprehet ai dhe gjithë deputetët e Partisë Demokratike janë dënuar pa të drejtë.
Lexo edhe :
Related Posts
Noka: Sot nuk kemi ardhur për ju, se nuk mund të ndodhë ne të ulemi me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar, me ata që kanë shpopulluar Shqipërinë. Jo, ne sot kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për atë buxhet që e keni vjedhur. Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike. Se ju ëndërroni të keni një parlament monist dhe po bëni gjithçka për këtë. Ju ëndërroni të keni një vend që të jetë monizëm i plotë se sulltani juaj nuk duron dot të ketë kundërshtarë.
Ne jemi këtu për betejë, për këtë të jeni të sigurt. Mosbindja civile do të vazhdojë gjersa t’ju kërrejë. Buxheti nuk është i juaji, sepse buxhetin e keni trajtuar si plaçkë tregu, tufë hajdutësh që jeni vërsulur mbi të. Ne do u themi shqiptarëve se çfarë ishte buxheti i vitit 2023, ku shkuan taksat e tyre, kush i vodhi dhe çfarë duhet të bëjmë.







