Tenis: Organizatorët ftojnë Maria Sharapova në turneun e Romës

Organizatoret e turneut te tenisit ne Rome, nje prej aventeve me te rendesishme te sezonit nga 15-21 maj, kane ftuar rusen Maria Sharapova, bene ata te ditur te merkuren.
“Njoftojme zyrtarisht se tre here kampionia e turneut do te marre pjese ne turneun e Romes”, njoftuan organizatoret nepermjet Twitter.
Sharapova, ish-N.1 boteror, aktualisht po “vuan” pezullimin prej 15 muajsh per doping (me meldonium), dhe pritet te kthehet ne kompeticion duke nisur nga 27 prilli ne turneun ne Stuttgart.
Fituese e pese turneve te Grand Chelem, Maria Sharapova, e cila mbush 30 vjec me 17 prill, vazhdon pergatitjet intensive per t’u rikthyer ne cirkuit.
E dale pozitive me meldonium, produkt i ndaluar nga 1 janari 2016, ne turneun e Australian Open vitin e kaluar, ajo u pezullua nga Federata Nderkombetare e Tenisit (ITF), me 26 janar 2016.
Nga 24 muaj te dhene nga l’ITF, pezullimi iu reduktua per 15 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) ne fillim te tetorit.




