E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e diel

Edhe për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -4 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh