E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Temperaturat e larta, humbin jetën 8 persona në Japoni

Të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen  për shkak të motit të nxehtë  në Japoni në dy ditët e fundit. Temperaturat kane arritur deri në 40 gradë celcius.

 

Mes viktimave është edhe një foshnjë e cila u harrua nga prindërit në një makinë të parkuar për orë të tëra. Incidenti i rëndë ndodhi në qytetin e Toyama ku një vajzë 11 muajsh mbërriti pa jetë në spital, pasi kishte qëndruar për shumë orë në sediljen e makinës në temperature mbi 32 gradë.

 

Reklamë

Policia ka arrestuar nënën e foshnjës. 25 vjeçrja pranoi se e kishte harruar vajzën për më shumë se 6 orë, pasi kishte shkuar në restorant.

 

Në  veri të Tokios, një burrë rreth të  60-tave u gjet i vdekur para shtëpisë së tij , sipas autoriteteve shkak ka qene moti i nxehtë.

 

Pjesa më e madhe e viktimave janë persona nga mbi 60 vjeç, të cilët nuk përballojnë dot temperaturat e larta. Viktimat janë kryesisht nga  Moyagi në veri-lindje të vendit dhe në  në Nagasaki në jug perëndim, të cilat zonat me te prekura nga I nxehti ekstrem I ditëve te fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë