E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Temperatura rekord në Sidnei, njerëzit dynden në plazhe

Sidnei ka  regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit, teksa fillimi zyrtar i verës është ende disa ditë larg.

Qyteti regjistroi një temperaturë minimale gjatë natës 25.4 gradë Celcius dhe më pas u shënuan temperaturat rekord 40 gradë Celcius gjatë ditës të dielën.

Moti i nxehtë është parashikuar deri të martën.

Shtetet e Victoria dhe Australia e Jugut gjithashtu raportuan rritje të nxehtësisë gjatë fundjavës, cka i ka drejtuar qytetarët në plazhe.

“Nëntori ka qenë mjaft i pazakontë në shumë mënyra. Eshtë mjaft e mundshme që të jetë një nga nëntorët tanë më të nxehtë”, vuri në dukje Andrew Watkins, meteorolog.

 

Vazhdo të lexosh