Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të nxehta.
Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë e pasdite zhvillim të vranësirave.
Përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje dhe juglindje, reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era parashikohet nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *