E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për këtë të enjte

Pjesa e parë të ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen prezente.

Më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 38°C vlera më e lartë e cila pitet në qarkun e Elbasanit.

Reklamë

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë